미디어 커버리지1건1개 미디어
general
중도 성향

Dikur kërkonte rishikim të njohjes për Kosovën, si i zbuti tonet kryeministri çek gjatë vizitës në Beograd

Telegrafi - Lajme
Dikur kërkonte rishikim të njohjes për Kosovën, si i zbuti tonet kryeministri çek gjatë vizitës në Beograd

Kryeministri i Republikës Çeke, Andrej Babish, ka ndryshuar tonin e deklarimeve të tij për çështjen e Kosovës, duke u shfaqur më i kujdesshëm në raport me qëndrimin e Pragës ndaj pavarësisë së Kosovës.

Para nisjes për vizitë zyrtare në Serbi, ku po udhëheq një delegacion ekonomik me rreth 30 kompani çeke, Babish deklaroi se çështja e Kosovës nuk do të jetë pjesë e drejtpërdrejtë e misionit të tij në Beograd.

“Jo, nuk mendoj se do ta zgjidhim çështjen e Kosovës”, tha Babish, duke shtuar se Serbia ka vend në Bashkimin Evropian dhe se çështje të tilla, përfshirë marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kroacisë, duhet të trajtohen në nivelin më të lartë të Bashkimit Evropian.

Babish theksoi se vizita e tij në Beograd është kryesisht e fokusuar në bashkëpunimin ekonomik, ndërsa si tema të tjera përmendi integrimin evropian dhe luftën kundër migrimit të paligjshëm.

Megjithatë, qëndrimi i tij ndaj Kosovës ka pasur nuanca të ndryshme në të kaluarën.

Në vitin 2019, gjatë debatit të hapur në Republikën Çeke për mundësinë e rishikimit të njohjes së Kosovës, Babish deklaronte se nuk mund të merrte i vetëm një vendim të tillë dhe se çështja duhej të diskutohej në një takim për koordinimin e politikës së jashtme, ku do të merrnin pjesë presidenti, ministrat dhe drejtuesit e të dy dhomave të Parlamentit çek.

Në atë kohë, Babish nuk e përjashtoi kategorikisht mundësinë e ndryshimit të qëndrimit të Pragës, edhe pse theksonte se nuk shihte arsye të menjëhershme që Republika Çeke të ndryshonte politikën e saj ndaj Kosovës, të cilën e kishte njohur në vitin 2008.

Debati ishte nxitur edhe nga qëndrimi i atëhershëm i presidentit çek, Milosh Zeman, i cili kishte shprehur hapur kundërshtimin ndaj njohjes së Kosovës dhe kishte hedhur idenë e rishikimit të këtij vendimi.

Ministria e Jashtme e Çekisë, ndërkohë, kishte theksuar se Republika Çeke e kishte njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe se nuk kishte tërhequr njohjen e asnjë shteti.

Sot, deklaratat e Babishit duken më të fokusuara në rolin e Bashkimit Evropian sesa në një ndryshim të politikës së vetë Çekisë.

Ai nuk ka paralajmëruar tërheqjen e njohjes së Kosovës, por njëkohësisht ka shmangur marrjen e një qëndrimi të drejtpërdrejtë për çështjen, duke e cilësuar atë si një problem që duhet të zgjidhet në nivelin më të lartë të institucioneve evropiane.

Kështu, nga deklaratat e Babishit ndër vite nuk rezulton një njoftim për ndryshim të qëndrimit zyrtar çek ndaj Kosovës, por një qasje më pragmatike dhe më e kujdesshme, veçanërisht në raport me Serbinë, me të cilën Praga synon të thellojë bashkëpunimin ekonomik dhe marrëdhëniet politike./Telegrafi. ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.