미디어 커버리지1건1개 미디어
general
중도 성향

Valverde rikthehet te Real Madridi dhe dërgon mesazh për Mourinhon: Dua të mësoj gjithçka prej tij

Telegrafi - Lajme
Valverde rikthehet te Real Madridi dhe dërgon mesazh për Mourinhon: Dua të mësoj gjithçka prej tij

Federico Valverde është rikthyer në qendrën stërvitore të Real Madridit pas pushimeve të gjata që mori pas përfundimit të Kupës së Botës 2026 me Uruguain.

Mesfushori uruguaian zhvilloi seancën e tij të parë stërvitore nën drejtimin e trajnerit të ri, Jose Mourinho, dhe nuk e fshehu entuziazmin për bashkëpunimin me portugezin.

“Jam i etur të mësoj prej tij, të dëgjoj çdo këshillë që më jep dhe të përfitoj sa më shumë nga çdo sekondë apo minutë e çdo seance stërvitore që ndaj me të dhe stafin e tij”.

“Do të përpiqem të mësoj dhe të rritem si njeri dhe si futbollist. Ai është një person i veçantë, prej të cilit mund të mësoj shumë. Shpresoj që të kemi një sezon të madh”, deklaroi Valverde.

27-vjeçari foli edhe për përgjegjësinë e re si kapiteni i parë i Real Madridit.

“Ndihem shumë emocional dhe i nderuar. Sa herë që dikush më ndalon në rrugë ose brenda rrethit tim dhe ma kujton këtë, mbushem me krenari dhe emocion”.

“Mendon për gjithçka që ke kaluar, për momentet e mira dhe të vështira... dhe më pas vjen dita kur bëhesh kapiteni i parë. Kam mësuar shumë nga të gjithë bashkëlojtarët që kanë mbajtur këtë shirit para meje”.

“Ata më kanë dhënë gjithmonë mbështetje të jashtëzakonshme dhe do ta përdor gjithë atë përvojë për t’u rritur së bashku me stafin teknik”, përfundoi uruguaiani./Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.