Kontrabandë me migrantë, 6 shtetas të huaj gjenden në rimorkion e një kamioni në Gjilan

Policia e Kosovës ka nisur hetime për veprën penale "Kontrabandë me migrantë", pasi në rimorkion e një kamioni në Gjilan janë gjetur gjashtë shtetas të huaj.
Sipas policisë, rasti është raportuar të premten rreth orës 11:05, pasi është pranuar një informatë se gjatë shkarkimit të mallrave nga një kamion ishin vërejtur disa persona në rimorkio.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë konstatuar se në rimorkio ndodheshin gjashtë persona meshkuj, shtetas të huaj. Ata, së bashku me drejtuesin e kamionit, janë shoqëruar në stacionin policor, ku në procedurë ka qenë i pranishëm edhe prokurori.
Pas intervistimit, shtetasve të huaj u janë lëshuar vërtetime për akomodim në përputhje me procedurat dhe më pas janë liruar.
Ndërkohë, edhe drejtuesi i kamionit, i cili dyshohet në këtë rast, është liruar në procedurë të rregullt, me vendim të prokurorit, pas inicimit të rastit.
Policia ka bërë të ditur se hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë duke vazhduar. /Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요