BILD jep prapaskenat: Mbappe e informon Perezin se e ka bindur Olisen t’i bashkohet Real Madridit

Kylian Mbappe besohet se ka bindur Michael Olise të largohet nga Bayern Munich dhe t'i bashkohet Real Madridit gjatë afatit kalimtar të verës.
Sipas BILD, sulmuesi francez ka njoftuar presidentin e Real Madridit, Florentino Perez, se ka arritur ta bindë bashkëlojtarin e tij te Kombëtarja e Francës për të zgjedhur "Santiago Bernabeun".
Raportohet se gjatë kohës që ishin së bashku me Francën në Kupën e Botës, Mbappe i ka prezantuar Olises projektin e Real Madridit dhe i ka folur për mundësinë që të formojnë një dyshe të frikshme në sulm.
Madje, Mbappe thuhet se i ka thënë mesfushorit ofensiv se së bashku mund të krijojnë "dyshen perfekte" te gjiganti spanjoll.
Sipas raportimit, Olise tashmë ka dhënë pëlqimin e tij për një transferim te Real Madridi.
Megjithatë, klubi madrilen përballet ende me një pengesë të madhe, pasi duhet të bindë Bayern Munichun të pranojë shitjen e 24-vjeçarit, i cili konsiderohet një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës bavareze./Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요