미디어 커버리지1건1개 미디어
general
중도 성향

Falsifikonin dokumente për personat që kërkoheshin ndërkombëtarisht, tre të arrestuar në Prishtinë

Telegrafi - Lajme
Falsifikonin dokumente për personat që kërkoheshin ndërkombëtarisht, tre të arrestuar në Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton se në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me Policinë e Kosovës dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit, sot më datë 23.07.2026, janë realizuar bastisje në tre lokacione të ndryshme, me ç’rast janë arrestuar tre persona të dyshuar me inicialet G. Th., E.G., dhe Sh.Sh.

Ky aksion është realizuar me qëllim të kontrollit ndaj personave të dyshuar lidhur me kryerjen e veprës penale ‘’Falsifikimi i dokumenteve’’.

“Në kuadër të veprimeve hetimore, janë zbatuar masat e veçanta hetimore, përmes të cilave janë siguruar prova materiale, duke përfshirë komunikime të zhvilluara përmes rrjeteve sociale, kontakte ndërmjet personave të dyshuar, si dhe dokumente të falsifikuara të shteteve të ndryshme”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Sipas të dhënave të deritanishme gjatë hetimit, të njëjtit dyshohet se kanë falsifikuar dokumente të ndryshme identifikimi, duke përfshirë letërnjoftime, patentë shoferi, dhe pasaporta të disa shteteve evropiane. Këto dokumente dyshohet se u siguroheshin personave të cilët kërkoheshin me fletë-arrest ndërkombëtar që synonin t’i përdornin për veprimtari të kundërligjshme, duke bërë pagesa në vlerë deri në 15,000 euro./Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.