Komuna e Kamenicës organizon Panairin e Prodhimeve Vendore në kuadër të “Kamenica Summer Fest 2026”

Komuna e Kamenicës ka njoftuar se në kuadër të aktiviteteve të “Kamenica Summer Fest 2026”, do të organizohet Panairi i Prodhimeve Vendore, i cili do të mbahet për dy ditë radhazi duke filluar nga nesër.
Sipas njoftimit, panairi do të hapet çdo mbrëmje nga ora 19:00 dhe do të bashkojë në një hapësirë të përbashkët prodhues vendorë, artizanë dhe krijues, të cilët do të prezantojnë produktet dhe punimet e tyre.
Komuna ka bërë të ditur se aktiviteti synon promovimin e prodhimeve vendore, traditës dhe potencialit ekonomik të Kamenicës, duke u ofruar qytetarëve dhe vizitorëve mundësinë të njihen nga afër me cilësinë e produkteve lokale.
Po ashtu, Komuna ka ftuar qytetarët, bashkatdhetarët dhe mysafirët e “Kamenica Summer Fest 2026” që të vizitojnë panairin dhe të mbështesin prodhuesit vendorë. /Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요