미디어 커버리지1건1개 미디어
general
중도 성향

DPHM paralajmëron për stuhi me breshër dhe erëra mbi 60 km/h në Maqedoni

Telegrafi - Lajme
DPHM paralajmëron për stuhi me breshër dhe erëra mbi 60 km/h në Maqedoni

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) ka lëshuar një alarm për motin, duke paralajmëruar se sot në të gjithë vendin pritet mot i paqëndrueshëm me reshje të herëpashershme shiu dhe paqëndrueshmëri lokale.

Sipas parashikimit, do të ketë shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erëra të forta në disa vende, dhe lokalisht do të krijohen kushte për një stuhi të shoqëruar me breshër.

Do të fryjë erë e moderuar veriore, ndërsa përgjatë lumit Vardar herë pas here do të forcohet dhe do të arrijë shpejtësi që tejkalon 60 kilometra në orë.

Nga DPHM u bëjnë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm kur qëndrojnë jashtë dhe të ndjekin informacionet më të fundit për motin për shkak të mundësisë së ndryshimeve të shpejta të kushteve të motit./Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.