오픈뉴스백과
오늘의 이슈오늘 10장그래프ONP 브리핑
뉴스정치 렌즈개체 사전공식 자료용어사전
...

오픈뉴스백과

집단지성 기반 뉴스 검증 플랫폼. 다양한 시각으로 뉴스를 이해합니다.

서비스

오늘의 이슈홈라이브뉴스공식 자료용어사전개체 사전내 편향피드 제보소개

법적 고지

개인정보처리방침이용약관콘텐츠 이용 안내

문의

문의하기

본 플랫폼에서 제공하는 뉴스 콘텐츠의 저작권은 각 언론사에 있으며, 무단 복제 및 배포를 금지합니다.

RSS 피드를 통해 수집된 콘텐츠는 각 원저작자의 라이선스 조건을 따릅니다. 오픈 라이선스(CC-BY 등) 콘텐츠는 해당 라이선스에 따라 출처를 표기합니다.

오픈뉴스백과는 뉴스 집계 및 검증 플랫폼으로, 개별 기사의 내용에 대한 책임은 해당 언론사에 있습니다.

이용자가 작성한 피드백, 팩트체크, 독자 제보 등의 콘텐츠에 대한 책임은 해당 작성자에게 있습니다.

콘텐츠 제거·정정이 필요하시면 문의하기에 남겨 주세요.

© 2026 오픈뉴스백과 (OpenNewsPedia). All rights reserved.

오늘의 이슈
미디어 커버리지1건1개 미디어
Telegrafi
general
중도 성향

A po e përfundon Neymar karrierën e tij?

Telegrafi - Lajme
A po e përfundon Neymar karrierën e tij?

Eliminimi i hershëm i Brazilit nga Kupa e Botës 2026 ka rikthyer në qendër të vëmendjes të ardhmen e Neymarit, i cili pas humbjes ndaj Norvegjisë në fazën e 1/8 së finales la të kuptohet se kapitulli i tij me kombëtaren ka marrë fund.

Pavarësisht optimizmit që kishte sjellë trajneri Carlo Ancelotti, Brazili nuk arriti të realizojë ëndrrën për ta fituar titullin e gjashtë botëror, trofe që e pret që nga viti 2002.

Neymar i jep lamtumirën kombëtares?

Sipas gazetës spanjolle Marca, duke iu referuar raportimeve të portalit sportiv brazilian Bitbol, Neymar po kalon një nga momentet më të vështira të karrierës së tij.

Pas eliminimit nga Kupa e Botës, ai u shfaq i përlotur dhe deklaratat e tij pas ndeshjes u interpretuan si një lamtumirë ndaj fanellës së Brazilit.

"U përpoqa. Gjithçka filloi këtu dhe mbaron këtu. Ka marrë fund", deklaroi Neymar, sipas Globo Esporte dhe UOL.

Nëse ky vendim mbetet i pandryshuar, Neymar do ta mbyllë karrierën me Brazilin si golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares, me 80 gola, duke kaluar legjendën Pelé.

E ardhmja te Santos mbetet e paqartë

Përveç largimit nga kombëtarja, pikëpyetje të mëdha ekzistojnë edhe për të ardhmen e tij në nivel klubi.

Kontrata e Neymarit me Santos skadon më 31 dhjetor 2026, ndërsa mediat braziliane raportojnë se ai është "i lodhur nga futbolli" dhe po shqyrton seriozisht mundësinë e pensionimit.

Sipas raportimeve, braziliani po analizon tre skenarë:

- të qëndrojë te Santos deri në përfundim të kontratës;

- të ndërpresë kontratën dhe të transferohet në një kampionat me më pak presion;

- t'i japë fund përfundimisht karrierës si futbollist.

Lëndimet dhe kritikat kanë lënë gjurmë

Vitet e fundit Neymar është përballur me dëmtime të shumta që e kanë penguar të rikthehet në formën e tij më të mirë.

Krahas problemeve fizike, ai ka qenë vazhdimisht objekt kritikash pas dështimeve të Brazilit, gjë që, sipas mediave braziliane, ka ndikuar edhe në gjendjen e tij psikologjike.

Vetë lojtari kishte pranuar disa muaj më parë, në një intervistë për Cazé TV, se vendimi për të ardhmen do të merrej vetëm pas përfundimit të Kupës së Botës.

Presion edhe jashtë fushës, Santos pret vendimin final

Raportimet e Marca shtojnë se brenda Santosit ekziston bindja se Neymar është i prirur të largohet nga futbolli, por po përballet me presion nga babai i tij, i cili dëshiron që ai të vazhdojë karrierën për shkak të angazhimeve me sponsorët.

Po ashtu, disa burime pranë klubit pretendojnë se marrëdhëniet e tij me shokët e skuadrës dhe drejtuesit nuk kanë qenë gjithmonë të lehta, ndërsa janë ngritur pikëpyetje edhe për rolin e tij si lider në dhomat e zhveshjes.

Drejtuesit e Santos nuk kanë ndërmarrë ende asnjë hap, duke pritur që Neymar të marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen.

Ndërkohë, tifozët shpresojnë që një nga ikonat më të mëdha të futbollit brazilian të vazhdojë të paktën deri në fund të kontratës, për ta ndihmuar klubin në garat vendase dhe ato kontinentale.

Megjithatë, pavarësisht zgjedhjes që do të bëjë, vendimi i Neymarit pritet të shënojë fundin e një epoke për futbollin brazilian dhe atë botëror. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.

'general' 카테고리 뉴스

Julián Webb cierra la exitosa participación del taekwondo tico con una medalla de bronce

Delfino.cr - Portada

Gloriana Sánchez conquista dos bronces históricos en Santo Domingo 2026

Delfino.cr - Portada

Gold Slips Ahead of Fed Interest Rate Decision

Jordan News

Telegrafi의 다른 기사

Mot i nxehtë në Shqipëri, temperaturat deri në 38 gradë

Telegrafi - Lajme

Mot me diell, temperaturat deri në 33 gradë

Telegrafi - Lajme

Pse e shtypim disa herë butonin e ashensorit, edhe kur është ndezur? Mendja jonë ka një arsye të veçantë

Telegrafi - Lajme

피드백

피드백을 남기려면 로그인해 주세요.