미디어 커버리지1건1개 미디어
general
중도 성향

KRU “Drini i Bardhë” nis sanimin e dëmeve pas vërshimeve dhe erërave të forta

Telegrafi - Lajme
KRU “Drini i Bardhë” nis sanimin e dëmeve pas vërshimeve dhe erërave të forta

KRU “Drini i Bardhë” ka nisur punimet për sanimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet dhe erërat e forta, të cilat kanë prekur sistemin e ujitjes në zonat që mbulon kjo ndërmarrje.

Sipas njoftimit të KRU “Drini i Bardhë”, njësia operative ka dalë në terren që në orët e hershme të mëngjesit, duke filluar punën për pastrimin e kanaleve dhe largimin e pengesave të krijuara si pasojë e kushteve të pafavorshme atmosferike.

Ekipet janë të angazhuara në disa lokacione, ku po punojnë intensivisht për sanimin e dëmeve dhe rikthimin sa më të shpejtë të funksionimit normal të sistemit të ujitjes.

“KRU ‘Drini i Bardhë’ falënderon Njësinë Operative për angazhimin dhe punën e palodhshme në terren, në sanimin e dëmeve dhe rikthimin e sistemit të ujitjes në gjendje normale”, thuhet në njoftim.

Nga KRU “Drini i Bardhë” bëhet e ditur se ekipet do të vazhdojnë punën deri në eliminimin e plotë të pasojave të shkaktuara nga vërshimet dhe erërat e forta, me qëllim sigurimin e funksionimit të qëndrueshëm të sistemit të ujitjes. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.