관련 뉴스9건2개 미디어
general
중도 성향

Polici 35-vjeçar nga Prizreni i cili u  gjend pa shenja jete në Morinë, dyshohet se kreu vetëvrasje

Telegrafi - Lajme
Polici 35-vjeçar nga Prizreni i cili u  gjend pa shenja jete në Morinë, dyshohet se kreu vetëvrasje

Sot, më datë 22.07.2026, Policia e Kosovës është njoftuar nga Policia e Republikës së Shqipërisë se rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë, është gjetur pa shenja jete shtetasi me inicialet SH.H., 35 vjeç, banues në Prizren.

Lajmin për Telegrafin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Gjendet pa shenja jete një zyrtar i Policisë së Kosovës në Morinë

Sipas tij, pas pranimit të informatës, zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është bërë identifikimi i viktimës.

“Është konfirmuar se viktima ishte zyrtar policor në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në Prizren. Sipas veprimeve paraprake hetimore të ndërmarra nga Policia e Republikës së Shqipërisë, dyshohet se 35-vjeçari ka kryer vetëvrasje me armë zjarri (pistoletë), e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale nga autoritetet kompetente”, ka thënë Bytyqi.

Tutje ai tha se Policia e Kosovës është në kontakte dhe koordinim të vazhdueshëm me Policinë e Republikës së Shqipërisë, me qëllim të ofrimit të ndihmës në sigurimin e provave dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.