Vrau ish-vjehrrin, 35-vjeçari lë të lirë ish-bashkëshorten që e mbante peng - po negociohet për dorëzimin e tij

35-vjeçari Nertil Buzi ka lënë të lirë ish-bashkëshorten e tij, shtetasen R. Plaka, të cilën e mbante peng prej disa orësh, ndërkaq po negociohet që të dorëzohet autori i cili është i rrethuar nga forcat e policisë.
Rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm Nertil Buzi dyshohet se vrau me armë zjarri ish-vjehrrin Kosta Plaka, plagosi ish-vjehrrën Belere Plaka, si dhe mori peng ish-bashkëshorten e tij, duke u larguar nga vendngjarja me makinë.
Sipas dëshmive të të afërmeve të viktimës për A2CNN, 35-vjeçari ishte arrestuar edhe herë të tjera nga Policia e Fierit, por ishte lënë i lirë nga Prokuroria.
Po ashtu të afërmit e viktimës pretendojnë se autori kishte kërcënuar me armë zjarri ish-bashkëshorten, dhe ngjarja e rëndë e ndodhur sot, ishte e paralajmëruar ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요