관련 뉴스2건2개 미디어
general
중도 성향

Policia e vret të dyshuarin për sulmin në “Paradën e Krenarisë” në Berlin

Telegrafi - Lajme
Policia e vret të dyshuarin për sulmin në “Paradën e Krenarisë” në Berlin

I dyshuari për sulmin në aktivitetin e “Paradës së Krenarisë” në Berlin është qëlluar për vdekje nga policia gjermane, raportojnë mediat vendase.

Sipas transmetuesit rajonal Rundfunk Berlin-Brandenburg (RBB), personi i identifikuar si Abdul Ballout, 21 vjeç, u vra gjatë një operacioni policor në një kompleks kopshtesh në zonën Spandau të Berlinit.

Policia kishte nisur një operacion të gjerë kërkimi pas sulmit, me përfshirjen e qindra efektivëve, shkruan skynews.

Shkon në 29 numri i të lënduarve në sulmin e mbrëmshëm në Berlin, i dyshuari është shtetas gjerman me prejardhje libaneze - ishte dënuar me burg

Ngjarja kishte ndodhur rreth orës 22:00 të mbrëmjes së kaluar, gjatë një aktiviteti të komunitetit Pride në kryeqytetin gjerman.

Autoritetet gjermane më herët kishin deklaruar se Ballout, i lindur në Gjermani dhe me prejardhje libaneze, ishte i lidhur me atë që policia e përshkroi si “skena islamiste” në Berlin.

Hetimet për të zbardhur motivin e sulmit dhe rrethanat e plota të ngjarjes po vazhdojnë. Autoritetet pritet të japin më shumë detaje pas përfundimit të analizave të provave të mbledhura. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

1건 · 1개 매체
중도 성향 100%
1개 매체
관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.