미디어 커버리지1건1개 미디어
general
중도 성향

Aksidentet me fatalitet në rritje - 58 viktima në rrugët e Kosovës për shtatë muaj

Telegrafi - Lajme
Aksidentet me fatalitet në rritje - 58 viktima në rrugët e Kosovës për shtatë muaj

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat për aksidentet me fatalitet në komunikacion për periudhën janar – korrik 2026, duke bërë të ditur se 58 persona kanë humbur jetën në rrugët e vendit.

Sipas të dhënave të publikuara, në mesin e viktimave janë 30 shoferë, 14 pasagjerë dhe 14 këmbësorë.

Po ashtu, Policia njofton se gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 19 vetëaksidente, ku asnjë automjet tjetër nuk ka qenë i përfshirë.

"Kjo nuk është statistikë. Këto janë jetë të shuara!", thuhet në mesazhin sensibilizues të Policisë.

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e trafikut, duke theksuar se "Rruga nuk është pistë garash. Rruga nuk fal."

Në fushatën sensibilizuese, Policia u bën apel drejtuesve të automjeteve të mos e mbivlerësojnë aftësinë e tyre në vozitje, këmbësorëve të kenë kujdes gjatë kalimit të rrugës dhe të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion të shmangin përdorimin e telefonit gjatë vozitjes, të ulin shpejtësinë dhe të vendosin rripin e sigurimit.

"Një sekondë vlen sa jeta", është mesazhi përmbyllës i Policisë së Kosovës. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.