오픈뉴스백과
오늘의 이슈오늘 10장그래프ONP 브리핑
뉴스개체 사전공식 자료용어사전
...

오픈뉴스백과

집단지성 기반 뉴스 검증 플랫폼. 다양한 시각으로 뉴스를 이해합니다.

서비스

오늘의 이슈홈라이브뉴스공식 자료용어사전개체 사전내 편향피드 제보소개

법적 고지

개인정보처리방침이용약관콘텐츠 이용 안내

문의

문의하기

본 플랫폼에서 제공하는 뉴스 콘텐츠의 저작권은 각 언론사에 있으며, 무단 복제 및 배포를 금지합니다.

RSS 피드를 통해 수집된 콘텐츠는 각 원저작자의 라이선스 조건을 따릅니다. 오픈 라이선스(CC-BY 등) 콘텐츠는 해당 라이선스에 따라 출처를 표기합니다.

오픈뉴스백과는 뉴스 집계 및 검증 플랫폼으로, 개별 기사의 내용에 대한 책임은 해당 언론사에 있습니다.

이용자가 작성한 피드백, 팩트체크, 독자 제보 등의 콘텐츠에 대한 책임은 해당 작성자에게 있습니다.

콘텐츠 제거·정정이 필요하시면 문의하기에 남겨 주세요.

© 2026 오픈뉴스백과 (OpenNewsPedia). All rights reserved.

뉴스 목록
미디어 커버리지1건1개 미디어
Telegrafi
general
중도 성향

Një rrugë, katër probleme në Prishtinë – banorët e “Hysen Tërpezës” kërkojnë reagim urgjent nga Komuna

Telegrafi - Lajme
Një rrugë, katër probleme në Prishtinë – banorët e “Hysen Tërpezës” kërkojnë reagim urgjent nga Komuna

Banorët e rrugës “Hysen Tërpeza” në Prishtinë kanë ngritur shqetësimin për gjendjen e rënduar të kësaj zone, ku sipas tyre përballen me disa probleme të vazhdueshme që po ndikojnë në jetën e përditshme dhe sigurinë e qytetarëve.

Rruga, e cila është e shtruar me kocka prej vitesh, është dëmtuar rëndë dhe sipas banorëve është bërë pothuajse e pakalueshme për automjete.

Në disa pjesë janë krijuar gropa të mëdha, ndërsa mungesa e pusetave ka detyruar qytetarët të vendosin improvizime për të shmangur rrezikun e rënies së automjeteve në kanale të hapura.
Rruga "Hysen Tërpeza" në Prishtinë

Një banor i kësaj zone ka thënë për Telegrafin se gjendja e rrugës paraqet rrezik të vazhdueshëm për drejtuesit e automjeteve dhe këmbësorët.

"Rruga është në gjendje shumë të keqe. Ka gropa të mëdha dhe çdo ditë duhet të bëjmë manovrime me vetura për t’i shmangur ato. Lërë që veturat po na dëmtohen por kemi edhe frikë se do të ndodhë ndonjë aksident më i rëndë", ka deklaruar ai për Telegrafin.

Banorët kanë vendosur edhe pengesa në disa pjesë të rrugës, me qëllim që të rrisin sigurinë dhe të paralajmërojnë drejtuesit për rrezikun.
Rruga "Hysen Tërpeza" në Prishtinë

Një tjetër shqetësim i tyre është mungesa e mirëmbajtjes së hapësirës publike. Sipas banorëve, mbeturinat nuk janë larguar për javë të tëra, ndërsa barishtet dhe mungesa e kujdesit kanë ngushtuar hapësirën e qarkullimit.

"Ka raste kur mbeturinat qëndrojnë me javë të tëra pa u larguar. Gjithashtu, rruga nuk pastrohet dhe gjendja vetëm sa përkeqësohet. Duket sikur kjo pjesë e qytetit është harruar", është shprehur një banor tjetër.

Përveç dëmtimeve të rrugës dhe problemeve me mbeturinat, qytetarët kanë ngritur shqetësime edhe për numrin e madh të qenve endacakë që frekuentojnë këtë zonë.
Rruga "Hysen Tërpeza" në Prishtinë

Sipas tyre, qentë endacakë janë bërë një rrezik i përditshëm, veçanërisht për fëmijët dhe kalimtarët.

"Qentë endacakë janë gjithmonë këtu dhe shpesh lëvizin në grupe. Kemi frikë për fëmijët tanë dhe kemi kërkuar disa herë që të ndërhyhet, por deri tani nuk kemi parë ndonjë zgjidhje", ka thënë një tjetër banor për Telegrafin.

Banorët kanë shprehur shqetësim edhe për problemet me kanalizimin, pasi sipas tyre shpërthimet e ujërave të zeza janë bërë dukuri e shpeshtë në këtë rrugë.
Rruga "Hysen Tërpeza" në Prishtinë

"Era nga kanalizimi është e padurueshme dhe ka raste kur mezi kalohet edhe në këmbë. Kjo nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe problem shëndetësor për banorët", ka deklaruar një qytetar.

Sipas banorëve, një pjesë e dëmtimeve të rrugës dhe rrjetit të kanalizimit janë shkaktuar edhe nga punimet e ndërtimeve të reja në zonë. Ata pretendojnë se disa kompani ndërtimore kanë dëmtuar infrastrukturën dhe nuk e kanë rikthyer gjendjen e mëparshme.

Ata bëjnë të ditur se, edhe pse Inspektorati Komunal ka ndërmarrë masa ndaj disa punimeve, sipas tyre ato kanë vazhduar edhe më tej.
Rruga "Hysen Tërpeza" në Prishtinë

Banorët thonë se kanë adresuar disa ankesa në institucionet komunale për këto probleme, por deri më tani nuk kanë marrë zgjidhje konkrete.

Ata kërkojnë nga Komuna e Prishtinës ndërhyrje urgjente për sanimin e rrugës, rregullimin e kanalizimit, largimin e mbeturinave dhe trajtimin e problemit me qentë endacakë, duke paralajmëruar se mosveprimi mund të sjellë pasoja për sigurinë dhe shëndetin e qytetarëve. /Telegrafi/
Rruga "Hysen Tërpeza" në Prishtinë
Rruga "Hysen Tërpeza" në Prishtinë ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.

'general' 카테고리 뉴스

Universidad Continental impulsa el debate sobre el futuro de la educación superior en Innovative Universities 2026

RPP Noticias

441 suicides in S'pore in 2024: Suicide the leading cause of death for those aged 10-29

Mothership - Latest

Fenerbahçe Move to Sign Milan Forward Rafael Leão

Jordan News

Telegrafi의 다른 기사

Anglezit i bie të fikët para kamerave teksa ngrinte pesha, pesë minuta më vonë fiton medalje

Telegrafi - Lajme

Përjetojeni Sunny Hill Festival 2026 me energjinë e Shell-it

Telegrafi - Lajme

Ukraina mund të godasë Moskën me raketa balistike vendase këtë vjeshtë, thotë zhvilluesi

Telegrafi - Lajme

피드백

피드백을 남기려면 로그인해 주세요.