관련 뉴스2건2개 미디어
general
중도 성향

Esat Shala intervistohet në polici për kanosje, pas një paraqitjeje televizive

Telegrafi - Lajme
Esat Shala intervistohet në polici për kanosje, pas një paraqitjeje televizive

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person me inicialet Sh.B. është paraqitur të premten në Stacionin Policor në Prizren, duke pretenduar se është ndier i kanosur pas publikimit të një interviste në media.

Sipas Policisë, në intervistën e publikuar, Sh.B. ishte përmendur si i dyshuar për krime lufte.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me urdhër të të cilit është iniciuar rasti nën dyshimin për veprën penale “Kanosje”.

Personi ndaj të cilit është paraqitur ankesa, Esat Shala., është ftuar dhe intervistuar nga Policia në cilësinë e të dyshuarit, në prani të avokatit.

Paraqitet vetë në Policinë e Prizrenit personi që u përmend si pjesëtar i grupeve paramilitare serbe

Pas intervistimit dhe konsultimit me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si “Kanosje”, ndërsa i dyshuari E.SH. është liruar në procedurë të rregullt.

Ndryshe, Esat Shala mbrëmë në Klan Kosova deklaroi se një i dyshuar për krime lufte në Krushë të Madhe po lëvizte lirshëm nëpër Prizren, për çka edhe dha iniciale./Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.