미디어 커버리지1건1개 미디어
general
중도 성향

Cana: Dy pacientë me Ethe të Nilit Perëndimor në gjendje kritike, edhe tre të tjerë me dyshim për infeksionin

Telegrafi - Lajme
Cana: Dy pacientë me Ethe të Nilit Perëndimor në gjendje kritike, edhe tre të tjerë me dyshim për infeksionin

Dy pacientë, të moshës 76 dhe 66 vjeç, nga shtatë pacientët e shtruar në Klinikën Infektive me ethe të Nilit Perëndimor, janë në gjendje kritike dhe janë në ventilim mekanik.

Drejtori i Klinikës, Fadil Cana, informoi se për edhe tre pacientë të tjerë me sëmundje akute të trurit priten rezultatet nga Instituti i Shëndetit Publik. Të gjitha shtatë rastet e konfirmuara janë nga Shkupi, ndërsa vetëm një pacient ka udhëtuar në Greqi.

Pacientët janë mbi 60 vjeç dhe kanë sëmundje kronike, por pjesa tjetër e pacientëve janë në gjendje stabile dhe po trajtohen sipas protokolleve mjekësore. Nga Klinika apelojnë që qytetarët t’i ndjekin rekomandimet e shërbimeve kompetente.

“Momentalisht në Klinikën për Sëmundje Infektive janë të shtruar 7 pacientë me infeksion të konfirmuar laboratorikisht me sëmundjen e etheve të Nilit Perëndimor. Për fat të keq, dy pacientë janë në gjendje kritike dhe janë të shtruar në Klinikën për Sëmundje Infektive. Njëri është 76-vjeçar, tjetri 66-vjeçar, të dy janë të intubuar dhe po trajtohen në repartin e kujdesit intensiv”, theksoi Fadil Cana./TV21/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.