오픈뉴스백과
오늘의 이슈오늘 10장그래프ONP 브리핑
뉴스개체 사전공식 자료용어사전
...

오픈뉴스백과

집단지성 기반 뉴스 검증 플랫폼. 다양한 시각으로 뉴스를 이해합니다.

서비스

오늘의 이슈홈라이브뉴스공식 자료용어사전개체 사전내 편향피드 제보소개

법적 고지

개인정보처리방침이용약관콘텐츠 이용 안내

문의

문의하기

본 플랫폼에서 제공하는 뉴스 콘텐츠의 저작권은 각 언론사에 있으며, 무단 복제 및 배포를 금지합니다.

RSS 피드를 통해 수집된 콘텐츠는 각 원저작자의 라이선스 조건을 따릅니다. 오픈 라이선스(CC-BY 등) 콘텐츠는 해당 라이선스에 따라 출처를 표기합니다.

오픈뉴스백과는 뉴스 집계 및 검증 플랫폼으로, 개별 기사의 내용에 대한 책임은 해당 언론사에 있습니다.

이용자가 작성한 피드백, 팩트체크, 독자 제보 등의 콘텐츠에 대한 책임은 해당 작성자에게 있습니다.

콘텐츠 제거·정정이 필요하시면 문의하기에 남겨 주세요.

© 2026 오픈뉴스백과 (OpenNewsPedia). All rights reserved.

뉴스 목록
관련 뉴스2건2개 미디어
KOHA.net
Telegrafi
KOHA.net
general
중도 성향

​Rihapet shqyrtimi gjyqësor ndaj Milorad Gjokoviqit, i akuzuar për krime lufte

Telegrafi - Lajme
​Rihapet shqyrtimi gjyqësor ndaj Milorad Gjokoviqit, i akuzuar për krime lufte

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur që të rihapet shqyrtimi gjyqësor ne rastin penal ndaj Milorad Gjokoviqit, i akuzuar për krime lufte kundër popullsisë civile shqiptare.

Kjo për arsyeje se në Institutin për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, nuk është gjetur një deklaratë e një dëshmitares për rastin, Nurije Krasniqit.

E njëjta kishte bërë të ditur se pas luftës ajo kishte dhënë deklaratë për rastin në polici.

Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala Abdyli tha se gjykata ka vlerësuar që nuk janë provat e saj për sigurimin e kësaj prove.

Ajo tha se është e nevojshme që të gjendet deklarata e saj në stacionin policorë në Pejë, gjithashtu edhe pranë institucioneve ndërkombëtare si UNMIK dhe EULEX.

Nëse gjykata nuk e siguron këtë dëshmi e varësisht nga gjetjet, dëshmitarja Nurije Krasniqi mund të ftohet të dëgjohet përsëri në gjykatë, raporton KosovaPress.

“Nurije Krasniqi ka deklaruar se për rastin ka deklaruar edhe më parë në polici menjëherë pas luftës. Përkundër që nuk i është kujtuar data e dhënies së dëshmisë. Duke vepruar në bazë të mbrojtjes së të akuzuarve, gjykata ishte e drejtuar institutit për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë për të kërkuar deklaratën e dëshmitares Nurije. Në përgjigje të kësaj kërkese, instituti kishte njoftuar se nuk e posedojmë një deklaratë të tillë. Trupi gjykues me rastin e analizimit të lëndës ka vlerësuar se me qëllim të sqarimit të plotë është e nevojshme rihapja e shqyrtimit gjyqësor. Kjo për faktin se dëshmitarja ka deklaruar nën betim se pas luftës kishte dhënë deklaratë për rastin para organeve policore. Në këto rrethana gjykata çmon se nuk janë shteruar te gjitha mundësitë për sigurimin e kësaj prove. Është e nevojshme që të kërkohet ekzistimi i saj pranë stacionit policorë ne Pejë dhe sipas nevojës edhe pranë institucioneve ndërkombëtare që kanë vepruar në Kosovë pas luftës si UNMIK dhe EULEX, në mënyrë që vendimi përfundimtar të mbështetet në një administrim sa më të plotë të provave. Nëse gjykata nuk e siguron këtë dëshmi e varësisht nga gjetjet, dëshmitarja Nurije Krasniqi mund të ftohet të dëgjohet përsëri ne gjykatë”, tha ajo.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, Gjokoviqi dyshohet se gjatë viteve 1998-1999, në fshatin Ozdrim të Pejës dhe në fshatra të tjera të këtij regjioni, si pjesëtar i forcave policore dhe ushtarake serbe, ka aplikuar masa të vrasjes, bastisjes, rrahjes, maltretimit, arrestimit, torturës, trajtimit në mënyrë mizore dhe çnjerëzore, mbajtjes në kushte skllavërie, dëbimit dhe deportimit të dhjetëra civilëve shqiptarë.

Gjokoviqi akuzohet edhe për plaçkitje, djegie dhe shkatërrim të shtëpive të popullsisë civile shqiptare.

Në aktakuzën e përpiluar më 23 qershor 2023 thuhet se nga ana veriore e fshatit Ozdrim, përmes rrugës regjionale Pejë–Mitrovicë, kishin hyrë forcat e rregullta ushtarake, ndërsa nga ana perëndimore e fshatit, në drejtim të fshatit Vitomiricë, kishin hyrë grupe paramilitare të përziera edhe me pjesëtarë të njësive speciale ushtarake.

Sipas aktakuzës, këto forca kishin filluar të shtinin me armë në drejtim të popullsisë civile, me ç’rast ishin vrarë gjashtë civilë shqiptarë: I.K., Sh.K., E.M., R.Sh., Z.Sh. dhe M.H.

Po ashtu, tre civilë të plagosur nga të shtënat, A.G., H.G. dhe M.G., fillimisht ishin transportuar në Spitalin e Pejës, ndërsa më pas, sipas aktakuzës, ishin ekzekutuar dhe varrosur në fshatin Lutogllavë.

Ndërkaq, pesë civilë shqiptarë, R.K., Z.K., A.K., A.K. dhe A.Sh., dyshohet se ishin vrarë gjatë ofensivës, por trupat e tyre nuk janë gjetur dhe ata vazhdojnë të figurojnë si persona të zhdukur. ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

1건 · 1개 매체
중도 성향 100%
1개 매체

Rihapet shqyrtimi gjyqësor ndaj të akuzuarit për krime lufte, Millorad Gjokoviq

KOHA.net - Lajme
중도 성향
관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.

'general' 카테고리 뉴스

Heredia renueva siete paradas de autobús con infraestructura accesible para beneficiar a 65.000 personas usuarias

Delfino.cr - Portada

La mitad de año es una buena oportunidad para fortalecer sus finanzas

Delfino.cr - Portada

¿Qué tipo de ciudad queremos y cómo la construimos?

Delfino.cr - Portada

Telegrafi의 다른 기사

Rama ndërpret marrëveshjen me BIRN-in e Jeta Xharrës për shfrytëzimin e hapësirës publike në Grand Hotel

Telegrafi - Lajme

Bastisje në Ohër, zbulohen lëndë narkotike te tre persona

Telegrafi - Lajme

Kurti kërkon mbështetjen e Francës për integrimin euro-atlantik të Kosovës

Telegrafi - Lajme

피드백

피드백을 남기려면 로그인해 주세요.