오픈뉴스백과
오늘의 이슈오늘 10장그래프ONP 브리핑
뉴스정치 렌즈개체 사전공식 자료용어사전
...

오픈뉴스백과

집단지성 기반 뉴스 검증 플랫폼. 다양한 시각으로 뉴스를 이해합니다.

서비스

오늘의 이슈홈라이브뉴스공식 자료용어사전개체 사전내 편향피드 제보소개

법적 고지

개인정보처리방침이용약관콘텐츠 이용 안내

문의

문의하기

본 플랫폼에서 제공하는 뉴스 콘텐츠의 저작권은 각 언론사에 있으며, 무단 복제 및 배포를 금지합니다.

RSS 피드를 통해 수집된 콘텐츠는 각 원저작자의 라이선스 조건을 따릅니다. 오픈 라이선스(CC-BY 등) 콘텐츠는 해당 라이선스에 따라 출처를 표기합니다.

오픈뉴스백과는 뉴스 집계 및 검증 플랫폼으로, 개별 기사의 내용에 대한 책임은 해당 언론사에 있습니다.

이용자가 작성한 피드백, 팩트체크, 독자 제보 등의 콘텐츠에 대한 책임은 해당 작성자에게 있습니다.

콘텐츠 제거·정정이 필요하시면 문의하기에 남겨 주세요.

© 2026 오픈뉴스백과 (OpenNewsPedia). All rights reserved.

뉴스 목록
관련 뉴스16건2개 미디어
KOHA.net
Telegrafi
KOHA.net
general
중도 성향

Abdixhiku i hapur për vazhdimin e bisedimeve me LVV-në për formimin e institucioneve

Telegrafi - Lajme
Abdixhiku i hapur për vazhdimin e bisedimeve me LVV-në për formimin e institucioneve

ONP 요약

In a parliamentary session, the Democratic League of Kosovo (LDK) voted to keep Lumir Abdixhiku as its leader, defeating a motion to remove him. The vote, with 170 delegates in favor, followed a brief period of internal debate and a call for coalition talks with the Vetëvendosje movement.

Pas mbijetesës së mocionit për shkarkim nga pozita e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se LDK-ja do t’i rikthehet diskutimeve me Lëvizjen Vetëvendosje për formimin e institucioneve të reja të vendit.

Abdixhiku tha se nga sot është hequr pezullimi i bisedimeve me liderin e LVV-së, Albin Kurtin, duke theksuar se Kosova ka nevojë për stabilitet institucional.

“Që nga nesër do të përpiqemi t’i vazhdojmë diskutimet aty ku kanë mbetur. Nga sot e heq atë pezullimin dhe LDK-ja është e hapur të diskutojë tutje për institucionet”, ka deklaruar Abdixhiku.

Kreu i LDK-së kishte pezulluar negociatat me Kurtin pas dorëzimit të nënshkrimeve për inicimin e mocionit për shkarkimin e tij nga disa delegatë të partisë.

Abdixhiku, së bashku me ish-presidenten Vjosa Osmani, ishin takuar më 10 korrik me Kurtin për të diskutuar mundësinë e krijimit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve të qershorit. Edhe pse takimi nuk prodhoi marrëveshje konkrete, palët kishin shprehur gatishmëri për vazhdimin e dialogut.

Ai ka bërë të qartë se LDK-ja nuk do të mbështesë një marrëveshje që, sipas tij, nuk garanton demokraci funksionale dhe ekuilibër institucional.

“Nuk pranojmë marrëveshje që nuk ofron demokraci funksionale, ku pozitat shtetërore do t’i takonin vetëm një partie”, ka thënë Abdixhiku.

Sipas tij, marrëveshja duhet të bazohet në balancë mes palëve dhe të shmangë një krizë të re politike.

“E rëndësishme është që të shmangen zgjedhjet. Populli nuk do më zgjedhje të reja. Do stabilitet institucional”, është shprehur ai.

Abdixhiku ka theksuar se asnjë subjekt politik nuk duhet të ketë kontroll të plotë mbi Kuvendin, Qeverinë dhe Presidencën.

Seanca për konstituimin e legjislaturës së re është caktuar për 6 gusht. Me konstituimin e Kuvendit nis edhe afati kushtetues 60-ditor për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, çështje që më herët kishte çuar në bllokadë institucionale dhe zgjedhje të reja.

Kreu i LDK-së tha se partitë kanë vetëm 60 ditë kohë për të arritur një marrëveshje, duke paralajmëruar se dështimi do të ishte “fatkeqësi” për vendin.

Në Kuvendin e LDK-së u miratua edhe një deklaratë politike, përmes së cilës deputetëve të kësaj partie u kërkohet të respektojnë vullnetin e shumicës së strukturave të partisë.

Abdixhiku foli edhe për mocionin e shkarkimit ndaj tij, të cilin e cilësoi si një nga momentet më të vështira në historinë e LDK-së. Në votim, 170 delegatë u shprehën kundër shkarkimit të tij, 152 votuan pro, ndërsa pesë abstenuan.

Ai premtoi se nuk do të ketë hakmarrje ndaj atyre që iniciuan mocionin, por shtoi se rrugëtimi politik nuk mund të vazhdohet me persona që nuk ndajnë të njëjtat bindje.

“Do të përpiqem ta bashkoj LDK-në, por jo duke bërë kompromise mbi vlerat tona”, ka deklaruar Abdixhiku.

Pas konfirmimit të tij në krye të partisë, reagoi edhe ish-presidentja Vjosa Osmani, e cila në zgjedhjet e qershorit ishte bartëse e listës së LDK-së.

“Jo çdo fitore është e zakonshme. Disa fitore bëhen frymëzim. Kjo është njëra prej tyre!”, ka shkruar Osmani në Facebook. ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

15건 · 2개 매체

LDK-ja u rikthehet negociatave me VV-në

KOHA.net - Lajme
중도 성향

"Nëse është përfshirë, ka gabuar rëndë, nuk i falet", Abdixhiku i çon “selam” Përparim Ramës

Telegrafi - Lajme
중도 성향
관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.

'general' 카테고리 뉴스

Sala IV extiende nombramiento de magistraturas suplentes hasta que el Congreso nombre nuevas personas

Delfino.cr - Portada

Gabriel Batistuta compartió en Costa Rica las claves de su viaje a Lo Más Alto en LEP 2026

Delfino.cr - Portada

Exjerarcas de Seguridad deberán rendir cuentas por decisiones de la administración Chaves Robles

Delfino.cr - Portada

Telegrafi의 다른 기사

“Mamma mia, sa e bukur!” Jennifer Lopez pushton Romën me një pamje krejt ndryshe nga ajo që jemi mësuar

Telegrafi - Lajme

Nga nervozizmi ju lidhet stomaku nyjë apo ju shtyn menjëherë në tualet? Ja çfarë po ndodh në trup

Telegrafi - Lajme

Mendoni se jeni djegur nga dielli? Këto shenja mund të tregojnë alergji – ja kush rrezikon më shumë

Telegrafi - Lajme

이 사건 개요

LDK confirms Lumir Abdixhiku as party leader following parliamentary vote

16건 · 2개 미디어

핵심 포인트

  • Abdixhiku re-confirmed as LDK leader after motion to remove him
  • 170 delegates voted against removal
  • LDK will resume talks with Vetëvendosje on forming new institutions

관련 개체

Meta
사건 전체 보기

피드백

피드백을 남기려면 로그인해 주세요.