미디어 커버리지1건1개 미디어
general
중도 성향

Jo vetëm Guardiolën, Maldini konfirmon se Italia ka kontaktuar edhe Ancelottin

Telegrafi - Lajme
Jo vetëm Guardiolën, Maldini konfirmon se Italia ka kontaktuar edhe Ancelottin

Paolo Maldini dhe Leonardo kanë konfirmuar se kanë zhvilluar bisedime si me Pep Guardiolën, ashtu edhe me Carlo Ancelottin, në kuadër të kërkimit për trajnerin e ri të Kombëtares së Italisë.

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Giovanni Malago, drejtori i ri teknik Paolo Maldini dhe këshilltari i tij special Leonardo u takuan këtë të enjte me përfaqësuesit e Lega Serie A, përpara se të dilnin në një konferencë për media.

"Idealisht, do të donim ta kishim trajnerin deri në fund të kësaj jave, por edhe më ideale do të ishte të presim personin që e dëshirojmë vërtet", deklaroi Maldini.

"Ka njëfarë nxitimi, por jo aq sa të marrim vendime të nxituara”.

"Është e kuptueshme që njerëzit janë me nxitim, edhe ne jemi, por procesi është shumë i rëndësishëm për të qartësuar se çfarë duam të ndërtojmë”.

Guardiola befason Italinë me kërkesën marramendëse për të marrë drejtimin e kombëtares

"Kemi ide shumë të qarta për hapat që duhet të ndjekim”.

Mediat italiane kanë raportuar se Guardiola është kontaktuar gjatë një serie takimesh të zhvilluara fundjavën e kaluar në Barcelonë, por ende nuk ka dhënë përgjigjen përfundimtare.

Pa zbuluar detaje nga negociatat, Maldini pranoi se Guardiola nuk ishte emri i parë me të cilin folën.

"Nuk mund të flasim për atë që po ndodh aktualisht. Ju e dini një nga objektivat tanë”.

"Nuk mund ta mohojmë se para se të bisedonim me Pep Guardiolën, kemi folur edhe me Carlo Ancelottin”.

“Na dukej e drejtë ta fillonim me ata që i konsiderojmë trajnerët më të mirë në botë. Kishim nevojë të kuptonim gatishmërinë e tyre për këtë projekt", përfundoi legjenda italiane./Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.