오픈뉴스백과
오늘의 이슈오늘 10장그래프ONP 브리핑
뉴스개체 사전회사공식 자료라이브용어사전뉴스로 배우기홈피드 제보내 편향
...

오픈뉴스백과

집단지성 기반 뉴스 검증 플랫폼. 다양한 시각으로 뉴스를 이해합니다.

서비스

오늘의 이슈홈라이브뉴스공식 자료용어사전소개

법적 고지

개인정보처리방침이용약관콘텐츠 이용 안내

문의

문의하기

본 플랫폼에서 제공하는 뉴스 콘텐츠의 저작권은 각 언론사에 있으며, 무단 복제 및 배포를 금지합니다.

RSS 피드를 통해 수집된 콘텐츠는 각 원저작자의 라이선스 조건을 따릅니다. 오픈 라이선스(CC-BY 등) 콘텐츠는 해당 라이선스에 따라 출처를 표기합니다.

오픈뉴스백과는 뉴스 집계 및 검증 플랫폼으로, 개별 기사의 내용에 대한 책임은 해당 언론사에 있습니다.

이용자가 작성한 피드백, 팩트체크, 독자 제보 등의 콘텐츠에 대한 책임은 해당 작성자에게 있습니다.

콘텐츠 제거·정정이 필요하시면 문의하기에 남겨 주세요.

© 2026 오픈뉴스백과 (OpenNewsPedia). All rights reserved.

뉴스 목록
미디어 커버리지1건1개 미디어
Telegrafi
general
중도 성향

Përfundon verifikimi i nënshkrimeve në LDK, nuk dihet ende data e Kuvendit

Telegrafi - Lajme
Përfundon verifikimi i nënshkrimeve në LDK, nuk dihet ende data e Kuvendit

Ka përfunduar verifikimi i nënshkrimeve të delegatëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm, ku pritet të kërkohet shkarkimi i kryetarit, Lumir Abdixhiku.

Por, data se kur do të mbahet ky Kuvend ende nuk dihet.

Kështu ka bërë të ditur për Radio Dukagjinin, sekretari i LDK-së, Ilir Ferati i cili tha se aktualisht janë në fazën e përgatitjeve teknike.

“Ka përfunduar verifikimi i nënshkrimeve tash po presim përgatitjen e pjesëve të tjera të cilat janë teknike, por si sekretariat jemi duke punuar në këtë drejtim në mënyrë që me pas të mundshme që sa më shpejt me i dhënë drejtim demokratikë partisë. Në momentin që jemi të gatshëm e njoftojmë kryetarin dhe pastaj ai në një afat sa më të shpejt me bë ftesën për Kuvendin, nuk ka arsye për shtyrje të Kuvendit dhe me sa kam parë edhe kryetari është i interesuar që sa më shpejt ta kryej si proces që me krijuar njëfarë paqe brenda për brenda njerëzve të LDK-së“, tha ai.

Edhe sot, sekretari i LDK-së ka ritheksuar se në takimin Kurti-Abdixhiku nuk është diskutuar për emra, po për parime.

“Ne nuk kemi diskutuar me Vetëvendosjen për pozicione dhe as për emra në këtë takim janë diskutuar parimet të cilat duhet me u respektua tutje për të zhvilluar diskutimin në kuptim të pozicioneve. Ende nuk jemi në atë fazë, në momentin që diskutojmë për parime edhe pse sigurisht një prej tyre duhet të jetë zgjidhja e çështjes që na ka quar në zgjedhje i bie pjesa e presidentes. Kjo është çështje e negociatave ne e kemi kandidate me votë të këshillit të përgjithshëm Vjosa osmani, ka qenë bartëse e listë dhe njëherit edhe kandidate për presidente, por tani është ende herët me diskutua sepse nëse nuk ka dakordancë për parime nuk vazhdojmë tutje”, tha ai.

I pyetur se çfarë do të ndodhë nëse Lëvizja Vetëvendosje nuk e mbështet Vjosa Osmanin për presidente, Ferati tha se kjo është një çështje që i takon Vetëvendosjes dhe se do të trajtohet në kuadër të negociatave ndërmjet partive.

“Është çështje e Lëvizjes Vetëvendosje jo e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe është çështje e negociatave. Thash është herët për të folur për emra jemi ende në diskutim të parimeve nëse ka rezultat në këtë pjesë pastaj flasim për emra”, theksoi ai.

Ndërsa nga Lëvizja Vetëvendosje presin rikthimin e negociatave me LDK, nga kjo parti thonë se proceset e brendshme të LDK-së do të trajtohen vetëm nga strukturat e saj, ndërsa për zhvillimet e mëtejshme do të flitet pasi të përfundojë procesi i rikonfirmimit të kryetarit të partisë.

“Ato janë çështje tona të brendshme që nuk ka nevojë as Vetëvendosja dhe as ndonjë parti tjetër me u marr. Në momentin që ne i zgjidhim njëjtë sikurse u deklarua kryetari që i ka pezulluar diskutimet besoj njëjtë deklarohet edhe pasi të rikonfimnrohet si kryetar i LDK-së, pjesën tjetër të formimit dhe konstituimit të institucioneve është obligim i partisë së parë“, tha ai. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.

'general' 카테고리 뉴스

Ng Chee Meng to be appointed Minister in PMO, will return to Cabinet

Mothership - Latest

Ex-IRAS tax investigator, 49, charged for accessing taxpayer info illegally after friend asked

Mothership - Latest

Flower garland sales declarations: IRAS imposed S$6.8 million in taxes & penalties on 8 nightclubs

Mothership - Latest

Telegrafi의 다른 기사

"Të neveritshme", kogresmeni amerikan reagon ashpër ndaj deklaratës së Paunoviqit për Kosovën

Telegrafi - Lajme

Lufta me Iranin i ka kushtuar SHBA-së deri më tani 37.5 miliardë dollarë, thotë Hegseth

Telegrafi - Lajme

Ndalohet një shtetas turk në Deve Bair, dorëzoi karton të gjelbër të falsifikuar për kamionin

Telegrafi - Lajme

피드백

피드백을 남기려면 로그인해 주세요.