오픈뉴스백과
오늘의 이슈오늘 10장그래프ONP 브리핑
뉴스개체 사전회사공식 자료라이브용어사전뉴스로 배우기홈피드 제보내 편향
...

오픈뉴스백과

집단지성 기반 뉴스 검증 플랫폼. 다양한 시각으로 뉴스를 이해합니다.

서비스

오늘의 이슈홈라이브뉴스공식 자료용어사전소개

법적 고지

개인정보처리방침이용약관콘텐츠 이용 안내

문의

문의하기

본 플랫폼에서 제공하는 뉴스 콘텐츠의 저작권은 각 언론사에 있으며, 무단 복제 및 배포를 금지합니다.

RSS 피드를 통해 수집된 콘텐츠는 각 원저작자의 라이선스 조건을 따릅니다. 오픈 라이선스(CC-BY 등) 콘텐츠는 해당 라이선스에 따라 출처를 표기합니다.

오픈뉴스백과는 뉴스 집계 및 검증 플랫폼으로, 개별 기사의 내용에 대한 책임은 해당 언론사에 있습니다.

이용자가 작성한 피드백, 팩트체크, 독자 제보 등의 콘텐츠에 대한 책임은 해당 작성자에게 있습니다.

콘텐츠 제거·정정이 필요하시면 문의하기에 남겨 주세요.

© 2026 오픈뉴스백과 (OpenNewsPedia). All rights reserved.

뉴스 목록
관련 뉴스7건2개 미디어
Telegrafi
Telegrafi
KOHA.net
general
중도 성향

Haxhiu shpalli datën e seancës konstituive, Cakolli thekson se mund të mbetemi pa Kuvend dhe pa ushtrues detyre të Presidentit

Telegrafi - Lajme
Haxhiu shpalli datën e seancës konstituive, Cakolli thekson se mund të mbetemi pa Kuvend dhe pa ushtrues detyre të Presidentit

Një ditë më parë, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu njoftoi se më 6 gusht në ora 10:00 do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Haxhiu këtë e bëri të ditur në një konferencë për media, gjersa theksoi se nuk e kishte ftuar me nguti seancën konstituive për shkak që ende nuk ka një dakordim për çështjen e presidentit.

“Për shkak të kësaj lidhje kushtetuese ndërmjet konstituimit të Kuvendit dhe procedurës së zgjedhjes së presidentit, kam vlerësuar me kujdes çdo hap që është ndërmarrë gjatë këtyre javëve. Kam mirëpritur ftesat për takime të kryeministrit dhe kryetarit të LVV-së Albin Kurti dhe kam ndjekur nga afër përpjekjet për të arritur një marrëveshje. Siç e dini deri tani janë mbajtur dy takime, një me PDK-në dhe një me LDK-në, kurse Aleanca nuk është përgjigjur ftesës për takim”, tha ajo.

Tutje, sipas tij, duke qenë se ende nuk ekziston një dakordim politik për çështjen e presidentit ka vendosur që menjëherë pas certifikimit të mos e thërras me nguti seancën konstituive, por të shfrytëzojë afatin që lejon kushtetuta për t’u krijuar partive politike hapësirën e nevojshme për dialog dhe ndërtimin e një konsensusi.

“Prandaj, sot kam vendosur që seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet me 6 gusht, e enjte, në ora 10:00”, tha ajo.

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu tha se deri atëherë mbetet detyrim politik dhe institucional i subjekteve parlamentare që të vazhdojnë dialogun.

“Dialogun ndërmjet tyre nuk duhet askush t’i shoh si një shenj dobësie, por si dëshmi e përgjegjësisë demokratike. Në një demokraci parlamentare përgjegjësia për ndërtimin e institucioneve nuk është ekskluzivitet i dikujt, por u takon të gjithëve. Marrëveshja kërkon gatishmëri dhe seriozitet nga të gjitha palët”, tha ajo.

Haxhiu: I kemi numrat për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë, partitë të arrijnë zgjidhje për presidentin

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu u ka bërë thirrje partive parlamentare që të arrijnë zgjidhje për çështjen e presidentit.

Haxhiu në një konferencë për media të premten tha se Lëvizja Vetëvendosje nuk është e interesuar për zgjedhje të reja.

Ajo nënvizoi se LVV-ja i ka numrat për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë, ndërkaq u bëri thirrje partive parlamentare që të arrijnë një zgjidhje për çështjen e presidentit.

“Spekulimeve që po planifikojnë një raund të ri zgjedhor unë do t’i përgjigjesha me ftesën e tyre për takime serioze dhe për diskutime se si të tejkalojmë situatën aktuale. Është e vërtetë se LVV-ja i ka numrat për Kuvend dhe Qeveri. Por mos i harroni akuzat që na bënin partitë politike në të kaluarën se pse u ngutët me konstituim dhe qeveri. Kjo ka qenë arsyeja që kam konsideruar se nëse ngutemi thonë pse u ngute, nëse nuk ngutem pse nuk u ngute. Asnjëherë nuk u bie tamam”, shtoi ajo.

Haxhiu nuk tregoi nëse ajo personalisht do të jetë kandidate e LVV për kryetare të Kuvendit.

“Sa i përket asaj se a do të jem unë kandidate për kryetare të Kuvendit, kjo i takon fituesit, LVV-së. Është në përgjegjësinë e tyre se kush do të jetë kandidati apo kandidatja për kryetar të Kuvendit. Seanca konstituive është caktuar më 6 gusht dhe aty do të dihet se kush do të jetë kandidati nga LVV-ja”, potencoi ajo.

Seanca konstituive më 6 gusht, Cakolli: Mund të mbetemi njëkohësisht pa Kuvend dhe pa ushtrues detyre të Presidentit

Por, caktimi i 6 gushtit për seancë konstituive u quajt si veprim i vonuar.

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka theksuar se caktimi i seancës konstituive për 6 gusht, përveçse është veprim i vonuar, është edhe institucionalisht i papërgjegjshëm.

“Pjesa më problematike e caktimit të seancës më 6 gusht lidhet me afatin 60-ditor për zgjedhjen e Presidentit. Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar se, në rrethanat kur Kuvendi ende nuk është konstituuar, ky afat fillon nga konstituimi i tij. Kjo do të thotë se 6 gushti e aktivizon afatin, 7 gushti llogaritet si dita e parë, ndërsa 5 tetori është dita e 60-të dhe, rrjedhimisht, dita e fundit për zgjedhjen e Presidentit.

Në anën tjetër, më 4 tetor përfundon periudha gjashtëmujore e ushtrimit të detyrës së Presidentit. Nëse procedura e zgjedhjes së Presidentit shkon deri në ditën e 60-të, pra më 5 tetor, dhe eventualisht dështon, atëherë Kuvendi do të shpërndahet pasi që periudha e ushtrimit të detyrës së Presidentit tashmë të ketë përfunduar”, ka thënë ai.

Sipas tij, mund të mbetemi njëkohësisht pa Kuvend dhe pa ushtrues detyre të Presidentit.

“Kjo do të thotë se mund të mbetemi njëkohësisht pa Kuvend dhe pa ushtrues detyre të Presidentit, që është i vetmi funksion me mandat kushtetues për ta formalizuar shpërndarjen e Kuvendit, për ta caktuar datën e zgjedhjeve të reja dhe, pas tyre, për ta propozuar mandatarin për Kryeministër.

Aq më keq që, koha që u tha se po lihet në dispozicion për negociata rreth zgjedhjes së Presidentit po kalon jo vetëm pa marrëveshje politike, por edhe pa asnjë raund të ri takimesh ndërpartiak”, theksoi ai. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

6건 · 2개 매체
중도 성향 100%
2개 매체

Si rrjedhin afatet kushtetuese për presidentin pas konstituimit të Kuvendit

KOHA.net - Lajme
중도 성향

Kosova drejt seancës së 6 gushtit, mbetet e paqartë marrëveshja për presidentin

Telegrafi - Lajme
중도 성향
관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.

'general' 카테고리 뉴스

Yemen: Houthis Continue Gambling With the Yemeni People’s Interests to Serve Iran

Jordan News

Jordanian Garment Exports to the U.S. Fully Exempted From Tariffs

Jordan News

Jordan Condemns Escalating Settler Violence Against Palestinians in the West Bank

Jordan News

Telegrafi의 다른 기사

Barcelona refuzoi mundësinë për të nënshkruar këtë verë me “transferimin e ri” të Real Madridit, Yan Diomande

Telegrafi - Lajme

Powerful explosion at an industrial facility in Britain, over 100 firefighters on the scene

Telegrafi - Lajme

Shpërthim i fuqishëm në një objekt industrial në Britani, mbi 100 zjarrfikës në terren

Telegrafi - Lajme

피드백

피드백을 남기려면 로그인해 주세요.