오픈뉴스백과
오늘의 이슈오늘 10장그래프ONP 브리핑
뉴스개체 사전공식 자료용어사전
...

오픈뉴스백과

집단지성 기반 뉴스 검증 플랫폼. 다양한 시각으로 뉴스를 이해합니다.

서비스

오늘의 이슈홈라이브뉴스공식 자료용어사전개체 사전내 편향피드 제보소개

법적 고지

개인정보처리방침이용약관콘텐츠 이용 안내

문의

문의하기

본 플랫폼에서 제공하는 뉴스 콘텐츠의 저작권은 각 언론사에 있으며, 무단 복제 및 배포를 금지합니다.

RSS 피드를 통해 수집된 콘텐츠는 각 원저작자의 라이선스 조건을 따릅니다. 오픈 라이선스(CC-BY 등) 콘텐츠는 해당 라이선스에 따라 출처를 표기합니다.

오픈뉴스백과는 뉴스 집계 및 검증 플랫폼으로, 개별 기사의 내용에 대한 책임은 해당 언론사에 있습니다.

이용자가 작성한 피드백, 팩트체크, 독자 제보 등의 콘텐츠에 대한 책임은 해당 작성자에게 있습니다.

콘텐츠 제거·정정이 필요하시면 문의하기에 남겨 주세요.

© 2026 오픈뉴스백과 (OpenNewsPedia). All rights reserved.

뉴스 목록
미디어 커버리지1건1개 미디어
Telegrafi
general
중도 성향

“Me bukë dhe barna e mbajtën Kosovën gjallë” – Zef Shala rrëfen rolin historik të Shoqatës “Nëna Terezë”

Telegrafi - Lajme
“Me bukë dhe barna e mbajtën Kosovën gjallë” – Zef Shala rrëfen rolin historik të Shoqatës “Nëna Terezë”

Drejtori i Shoqatës Humanitare Bamirëse “Nëna Terezë”, Zef Shala, ka deklaruar se kjo organizatë kishte një rol vendimtar në mbështetjen e qytetarëve të Kosovës gjatë viteve ’90, duke krijuar një rrjet të gjerë të ndihmës humanitare, shëndetësore dhe sociale.

Në një intervistë në “Përballje Podcast” në Telegrafi.com, Shala tha se shoqata u themelua në rrethana të jashtëzakonshme, pas suprimimit të autonomisë së Kosovës dhe largimit të dhunshëm të shqiptarëve nga institucionet publike.

Sipas tij, iniciativa u legjitimua më 10 maj 1990, me pjesëmarrjen e 127 themeluesve, ndërsa qëllimi ishte krijimi i një organizate humanitare dhe vullnetare, e hapur për të gjithë, pa dallime kombëtare, fetare apo racore.

“Shoqata ishte institucion humanitar, vullnetar, jo religjioz dhe jo fetar, por për të gjithë”, deklaroi Shala shkruan Telegrafi.
- YouTube www.youtube.com

Ai tregoi se, brenda një periudhe të shkurtër, “Nëna Terezë” arriti të krijonte 44 degë dhe 636 nëndegë në Kosovë, ndërsa jashtë vendit u themeluan edhe 38 degë, kryesisht në shtetet ku jetonte diaspora shqiptare.

Sipas Shalës, në këtë rrjet ishin angazhuar rreth 7,200 vullnetarë, të cilët organizonin mbledhjen dhe shpërndarjen e ndihmave në të gjithë territorin e Kosovës.

Aksioni i parë i organizuar ishte “Familja ndihmon familjen”, i cili më pas u zgjerua në format “Fshati ndihmon fshatin” dhe “Qyteti ndihmon qytetin”.

“Aty ku njeriu është në rrezik, aty jemi ne”, ishte motoja e shoqatës, sipas Shalës.

Ai tha se falë këtij mobilizimi dhe solidariteti, qytetarët që kishin mbetur pa të ardhura dhe pa mbështetje institucionale arritën të siguronin ushqimin dhe produktet më elementare për jetesë.

“Prej asaj kohe e deri pas përfundimit të luftës, asnjë njeri në Kosovë nuk ka vdekur nga uria. Nga lufta dhe plumbi kanë vdekur njerëz, por nga mungesa e bukës nuk ka vdekur askush”, tha Shala shkruan Telegrafi.

“Nëna Terezë” krijoi 96 ambulanca në gjithë Kosovën

Krahas ndihmës ushqimore, një nga kontributet më të rëndësishme të shoqatës ishte krijimi i një sistemi shëndetësor për shqiptarët e përjashtuar nga institucionet publike.

Shala tregoi se mjekët dhe punëtorët shëndetësorë shqiptarë, të larguar nga spitalet dhe ambulancat, iu bashkuan rrjetit të Shoqatës “Nëna Terezë”.

Sipas tij, për një periudhë të shkurtër në Kosovë u hapën 96 ambulanca, në të cilat u angazhuan rreth 1,850 mjekë, infermierë dhe profesionistë të tjerë shëndetësorë.

Në kuadër të shoqatës u krijuan edhe shërbime të veçanta për personat me aftësi të kufizuara, gratë dhe fëmijët.

“U stabilizuam në kuptimin institucional dhe shoqata u bë si një mini-qeveri. Shëndetësia, edukimi, humaniteti dhe çështjet sociale ishin të gjitha brenda saj. Me 7,200 vullnetarë dhe rreth 1,800 mjekë e motra medicinale, u bëmë rreth nëntë mijë njerëz”, deklaroi Shala.

Ai foli edhe për maternitetin e krijuar në kuadër të këtij sistemi, ku, sipas tij, ndërmjet viteve 1995 dhe 1997 lindën 13,600 fëmijë.

“Ka pasur 13,600 lindje dhe nuk ka vdekur asnjë fëmijë dhe asnjë nënë”, tha ai.

Para bombardimeve u shpërndanë 20 mijë tonë ushqim

Me përkeqësimin e situatës dhe fillimin e luftës, Shala tha se shoqata ndryshoi strategjinë e saj, duke u përqendruar te familjet e zhvendosura dhe zonat e prekura nga luftimet.

Ai deklaroi se gjatë asaj periudhe rreth 900 mijë qytetarë ishin të zhvendosur brenda territorit të Kosovës.

Sipas Shalës, në bashkëpunim me Programin Botëror të Ushqimit dhe organizata të tjera ndërkombëtare, shoqata arriti të shpërndante rreth 20 mijë tonë, përkatësisht 20 milionë kilogramë ushqim në terren. Konvoji i fundit, sipas tij, ishte shpërndarë më 15 mars 1999, pak ditë para fillimit të bombardimeve të NATO-s.

“E kishim planin mujor për të gjithë Kosovën dhe e realizuam. Më 15 mars i shpërndamë 20 mijë tonë ushqim dhe pritëm se çfarë do të ndodhte”, u shpreh ai.

Shala tha se këto rezerva ushqimore ndihmuan në mbajtjen e popullsisë gjatë muajve të luftës, por paralajmëroi se, po të kishte vazhduar lufta edhe disa javë, vendi mund të ishte përballur me një katastrofë humanitare, pasi rezervat po shteronin.

Pas përfundimit të luftës dhe kthimit masiv të qytetarëve, Shoqata “Nëna Terezë” i riaktivizoi degët dhe vazhdoi shpërndarjen e ndihmave për më shumë se një milion qytetarë, duke marrë pjesë më vonë edhe në rindërtimin e shtëpive dhe në programet për rimëkëmbjen e familjeve.

Shala theksoi se ky kontribut duhet të dokumentohet dhe të njihet nga gjeneratat e reja, duke kujtuar se 113 vullnetarë të shoqatës ishin vrarë gjatë luftës.

“Janë 113 dëshmorë të humanitetit, të vrarë me bukë në dorë”, deklaroi Shala. /Telegrafi/. ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.

'general' 카테고리 뉴스

Political Messages from the South

Jordan News

Relations with the United States Are a Matter of National Interest, Not Personal Sentiment

Jordan News

Amman and Washington: A Win-Win Deal

Jordan News

Telegrafi의 다른 기사

Pesë gjëra që duhet të dini për "Odisenë" e Christopher Nolan

Telegrafi - Lajme

Vërshime në disa zona të qytetit, Komuna e Ferizajt del me reagim

Telegrafi - Lajme

Pesë marrëveshje të nënshkruara, Kosova dhe Franca hapin kapitull të ri bashkëpunimi

Telegrafi - Lajme

피드백

피드백을 남기려면 로그인해 주세요.