관련 뉴스2건2개 미디어
general
중도 성향

Motoçiklisti humb jetën pas përplasjes me kamion në Istog

Telegrafi - Lajme
Motoçiklisti humb jetën pas përplasjes me kamion në Istog

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur të dielën në fshatin Veriq të Istogut, ku janë përfshirë një kamion dhe një motoçikletë.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Me datë 27.07.2026, rreth orës 12:17, Policia është njoftuar për një aksident në fshatin Veriq-Istog. Në aksident janë përfshirë një kamion dhe një motoçikletë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe autoambulanca, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e një personi, motoçiklistit”, ka deklaruar Gashi për Telegrafin.

Sipas tij, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Me urdhër të organeve kompetente, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për procedurat e parapara, ndërsa hetimet për rastin janë në vazhdim. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

1건 · 1개 매체
중도 성향 100%
1개 매체
관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.