미디어 커버리지1건1개 미디어
general
중도 성향

Inspektorati Komunal në Ferizaj shqipton tri gjoba ndaj ndotësve të ambientit

Telegrafi - Lajme
Inspektorati Komunal në Ferizaj shqipton tri gjoba ndaj ndotësve të ambientit

Komuna e Ferizajt ka njoftuar se inspektorati Komunal i Ferizajt ka vazhduar aktivitetet për mbrojtjen e ambientit dhe parandalimin e hedhjes së mbeturinave në vende të paautorizuara.

Sipas një njoftimi të Komunës së Ferizajt, pas raportimeve të pranuara nga qytetarët, Inspektorati i Mjedisit ka shqiptuar tri gjoba ndaj personave që janë identifikuar duke hedhur mbeturina jashtë hapësirave të përcaktuara.

Gjobat janë shqiptuar në tri lokacione të ndryshme: në kryqëzimin e rrugëve “12 Qershori” dhe “Enver Topalli”, në rrugën “Ismet Sopa”, si dhe në fshatin Pleshinë.

Nga Komuna e Ferizajt është bërë e ditur se inspektorët do të vazhdojnë monitorimin në terren dhe trajtimin e rasteve të ndotjes së ambientit, me qëllim ruajtjen e pastërtisë dhe respektimin e rregullave mjedisore.

“Inspektorati Komunal u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar për ruajtjen e pastërtisë dhe mbrojtjen e ambientit, duke shmangur hedhjen e mbeturinave jashtë hapësirave të destinuara për këtë qëllim”, thuhet në njoftimin e komunës.

Tutje në njoftim thuhet se, çdo shkelje e rregullave për menaxhimin e mbeturinave do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe do të pasohet me masa ndëshkuese.

Komuna e Ferizajt ka apeluar te qytetarët që të bashkëpunojnë me institucionet dhe të raportojnë rastet e ndotjes së mjedisit, në mënyrë që të kontribuojnë në krijimin e një ambienti më të pastër dhe më të sigurt. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.