미디어 커버리지1건1개 미디어
general
중도 성향

Miratohet Rregullorja e Brendshme për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Krasniqi: Forcojmë sigurinë dhe privatësinë

Telegrafi - Lajme
Miratohet Rregullorja e Brendshme për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Krasniqi: Forcojmë sigurinë dhe privatësinë

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka bërë të ditur se ka nënshkruar Rregulloren e Brendshme për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, pas përfundimit të procesit të konsultimit publik.

Sipas Krasniqit, ky dokument përmbush një obligim që buron nga legjislacioni në fuqi dhe përcakton procedurat organizative dhe teknike për përpunimin e të dhënave personale të të punësuarve në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

“Me nënshkrimin e këtij dokumenti, riafirmoj përkushtimin e MAPL-së për zbatimin e obligimeve ligjore, mbrojtjen e të dhënave personale, forcimin e sigurisë së informacionit, transparencën institucionale dhe respektimin e privatësisë së zyrtarëve dhe qytetarëve”, ka deklaruar Krasniqi.

Ministri ka bërë të ditur se rregullorja e plotë është publikuar në ueb-faqen zyrtare të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.