Mbrojtja e Thaçit–Prokurorisë për rrezikun e arratisjes: Garantues vëllai i tij dhe miqtë e ngushtë

Mbrojtja e Hashim Thaçit iu përgjigj Prokurorisë Speciale në Hagë dhe vlerësimit të saj se paraburgimi mbetet masë proporcionale për ish-presidentin e Kosovës.
“Mbështetja e ZPS-së në pretendimin se z. Thaçi mund të ketë qasje në fonde të konsiderueshme dhe të sigurojë lehtësisht mbështetje është spekulative. Z. Thaçi ndodhet në paraburgim, është i papunë dhe është tërhequr nga jeta politike që nga fundi i vitit 2020; rrjedhimisht, çdo mbështetje që ai mund të ketë pasur është zvogëluar domosdoshmërisht me kalimin e kohës dhe për shkak të shpenzimeve të konsiderueshme të shkaktuara nga dy çështjet gjyqësore që ai po përballon aktualisht”, thuhet në përgjigjen e mbrojtjes.
Sa i përket pretendimit se Thaçika mundësi të arratiset në juridiksione që nuk janë në juridiksionin e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK), mbrojtja e Thaçit thekson se dorëzimi i propozuar nga Thaçi i pasaportave të tij – një masë që është vendosur edhe ndaj bashkë të akuzuarve të tij – është i mjaftueshëm për të zbutur çdo rrezik të tillë.
Mbrojtja gjithashtu përmend edhe garancinë financiare që ka propozuar Hashim Thaçi në vlerë prej 50 mijë eurove, si një masë që kufizon çdo rrezik të arratisjes. Në shkresë përmendet se garantues janë vëllai i Hashim Thaçit dhe miq të ngushtë të tij.
“Së fundi, por jo më pak e rëndësishme, garancia e konsiderueshme financiare e propozuar nga z. Thaçi e kufizon edhe më tej çdo rrezik të arratisjes, duke theksuar se garantuesit e tij janë vëllai i tij dhe miq të ngushtë”, thuhet në përgjigjen e mbrojtjes, e cila tha se mbi këto argumente, mbrojtja e Thaçit kanë thënë se e mbajnë në fuqi kërkesën që ai të lirohet në kushtet që konsiderohen të përshtatshme. ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요