미디어 커버리지1건1개 미디어
general
중도 성향

Dronë iranianë godasin rajonin e kurdistanit irakian

Telegrafi - Lajme
Dronë iranianë godasin rajonin e kurdistanit irakian

Iranianët kanë zgjeruar perimetrin e sulmeve ndaj fqinjëve si kundërpërgjigje ndaj amerikanëve.

Disa dronë iranianë kanë goditur zona të ndryshme në rajonin e Kurdistanit irakian, në provincën e Erbilit, kanë bërë të ditur autoritetet lokale.

Sipas raportimeve të para, janë regjistruar disa shpërthime dhe pika goditjeje në zona të ndryshme të provincës, por deri më tani nuk raportohet për dëme të konsiderueshme materiale apo viktima.

Incidenti vjen në një periudhë të tensioneve të larta në Lindjen e Mesme, ku përplasjet mes Iranit dhe kundërshtarëve të tij kanë rritur rrezikun që konflikti të zgjerohet në territore të tjera të rajonit.

Autoritetet në Kurdistanin irakian kanë nisur verifikimin e pasojave të sulmeve, ndërsa nuk janë dhënë menjëherë detaje për objektivat e mundshme të goditura.

Rajoni autonom i Kurdistanit irakian, me qendër në Erbil, ka qenë edhe më parë objekt i sulmeve me raketa dhe dronë, veçanërisht në periudhat e rritjes së tensioneve mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.