general
중도 성향
Theret me thikë një person në sheshin "Skënderbeu" në Prishtinë, pëson lëndime në organet vitale
Telegrafi - Lajme

Një person ka mbetur i plagosur pas një sulmi me thikë që ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:20, kur viktima, një mashkull kosovar, është sulmuar me thikë nga një person ende i panjohur.
I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa mjekët kanë konstatuar se ai ka marrë dy plagë me thikë në shpinë, duke pësuar lëndime edhe në organet vitale.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, me vendim të të cilit është iniciuar rasti si "Vrasje në tentativë".
Policia ka bërë të ditur se hetimet janë në zhvillim dhe po vazhdojnë për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit. /Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요
관련 뉴스
관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.
'general' 카테고리 뉴스
Telegrafi의 다른 기사
Pas Sinan Vllasaliut, Yll Limani surprizon edhe me Eliza Hoxhën në natën finale të koncertit
Telegrafi - Lajme
Aston Martin Vanquish 25 2026, një përvjetor i ‘argjendtë’ i fuqisë V-12
Telegrafi - Lajme
Burri nga Illinoisi fiton një milion dollarë në lotari pikërisht në kohë për ditëlindjen e tij
Telegrafi - Lajme