Pas Botërorit spektakolar, Real Madridi vendos të transferojë Rodrin

Real Madridi ka rikthyer fuqishëm interesimin për mesfushorin e Manchester Cityt, Rodri, dhe po punon për ta transferuar atë gjatë këtij afati kalimtar veror.
Sipas gazetarit të njohur të The Athletic, David Ornstein, drejtuesit e klubit madrilen janë të bindur se mund të arrijnë një marrëveshje për reprezentuesin spanjoll, edhe pse ende nuk kanë nisur negociatat direkte me Manchester Cityn.
Deri pak javë më parë, burime pranë klubit madrilen kishin bërë të ditur se Rodri nuk ishte pjesë e planeve të tyre për këtë verë.
Megjithatë, gjithçka ndryshoi pas paraqitjeve mbresëlënëse të 30-vjeçarit në Kupën e Botës, ku ai udhëhoqi Spanjën drejt triumfit dhe u shpall futbollisti më i mirë i turneut, duke fituar Topin e Artë.
🚨 Real Madrid working on deal to sign Rodri from Manchester City. Clubs not yet in talks but #RMFC now operating on basis of midfielder joining this summer. #MCFC still hope #Spain captain stays with/without new contract. W/ @MarioCortegana @TheAthleticFC https://t.co/MVGhS094pU
— David Ornstein (@David_Ornstein) July 24, 2026
Performancat e tij kanë bërë që Real Madridi të ndryshojë qëndrim dhe ta vendosë mesfushorin në krye të listës së objektivave.
Rodri ka kontratë me Manchester Cityn deri në verën e ardhshme. Klubi anglez dëshiron ta mbajë në "Etihad", por deri tani lojtari nuk ka shfaqur gatishmëri për të diskutuar rinovimin e kontratës.
Kjo situatë i jep shpresë Real Madridit, që beson se mund të përfitojë nga rrethanat dhe ta bindë Cityn të pranojë një marrëveshje për një nga mesfushorët më të mirë në botë./Telegrafi/ ...
이 뉴스, 어떠셨어요?
탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요