미디어 커버리지1건1개 미디어
general
중도 성향

Kështu e përjetoi Lionel Messi fundi e ndeshjes finale

Telegrafi - Lajme
Kështu e përjetoi Lionel Messi fundi e ndeshjes finale

Lionel Messi e përjetoi një tjetër finale të madhe me fanellën e Argjentinës, por kësaj radhe nuk arriti ta mbyllte me trofe.

Kapiteni i "Albiceleste" luajti si titullar në finalen e Kupës së Botës 2026 ndaj Spanjës dhe qëndroi në fushë gjatë gjithë ndeshjes, përfshirë edhe kohën shtesë. Megjithatë, Argjentina u mposht dhe humbi mundësinë për të mbrojtur titullin e fituar katër vite më parë.

Pas vërshëllimës së fundit të gjyqyarit, zhgënjimi i Messit ishte i dukshëm. Ylli argjentinas u shtri për disa çaste në barin e stadiumit, i dëshpëruar pas humbjes në finalen e tretë të Kupës së Botës në karrierën e tij.

Megjithatë, sapo u ngrit, Messi tregoi edhe një herë klasin e tij.

Kapiteni argjentinas iu afrua talentit spanjoll Lamine Yamal dhe e përgëzoi për triumfin, duke e përshëndetur me respekt pas ndeshjes.

Gjesti i Messit u vlerësua nga të pranishmit në stadium dhe në rrjetet sociale, duke treguar edhe një herë sportivitetin e tij, pavarësisht zhgënjimit për humbjen në ndeshjen më të rëndësishme të turneut. /Telegrafi/ ...

전문 보기

이 뉴스, 어떠셨어요?

탭 한 번으로 반응 · 로그인 불필요

관련 뉴스

관련 뉴스 제보는 로그인 후 가능합니다.